Janë luajtur mbrëmjen e sotme dhe tre ndeshjet e fundit të javës së 23-të të Premier League.
Manchester City ka shkatërruar në transfertë skuadrën e West Hamit duke fituar me rezultatin e thellë 4-0.
Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, të cilët e dominuan takimin përgjatë gjithë 90-minutave.
City e siguroi fitoren që në pjesën e parë ku arriti që të shënojë tre gola, me anë të Kevin De Bryne, David Silva dhe Gabriel Jesus. Ndërsa në pjesën e dytë Yaya Toure shënoi dhe golin e katërt me 11-metërsh.
Ndërkohë, në sfidat e tjera Manchester United barazoi në “Old Trafford” kundër ekipit të Hull City me shifrat 0-0.
Ndërsa takimi tjetër mes Stoke City dhe Everton përfundoi me rezultatin 1-1.