Seria A/ Fiorentina fiton në fund zhytet Pescara

1 Shkurt 2017, 22:42Sport TEMA

Sfida e prapambetur e Serisë A mes Pecarës dhe Fiorentinës ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të miqëve

Një humbje e rëndë kjo për Pescarën që minimizon akoma dhe më shumë shanset për të qëndruar mes më të mirëve të kampionatit Italian.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh vendasit nuk arritën dot që të merrnin tre pikë në këtë takim, pasi Fiorentina arriti që ta përbysë rezultatin në pjesën e dytë.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Caprari në minutën e 15-të, ndërsa në të 68-tën Tello barazoi shifrat, dhe kur ndeshja po shkonte drejt fundit Chiesa shënon për “vjollcët” duke vulosur shifrat në 1-2.

Në këtë takim u aktivizua edhe mesfushori i kombëtares shqiptare Ledian Memushaj që bëri një paraqitje të mirë.

Pas kësaj fitoreje Fiorentina renditet në vëndin e 8-të në tabelën e klasifikimit me 37-pikë të grumbulluara, ndërsa Pescara klasifikohet në vendin e fundit me 9-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje