De Biazi vëzhgon Emanuele Ndojin

1 Shkurt 2017, 21:05Sport TEMA

Tekniku i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka ndjekur ditën e sotme seancën stërvitore të skuadrës së Breshias ku luan mesfushori shqiptare Emanuele Ndoj.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së thuhet se De Biasi eshte takuar me Ndojin duke e pyetur per gjendjen e tij sportive dhe ecurine tek skuadra e Breshias.

Gjithashtu, De Biasi ka qenë dhe në Bergamo ku është takuar me trajnerin e Atalantës Gasperini dhe portierin Etrit Berisha.

Postimi i plotë i FSHF-së.

Traineri i kombetares shqiptare Gianni De Biasi ka ndjekur sot nje seance stervitore te Brescias, skuader ne serine B. Ai ka pare dhe ka vezhguar nga afer kondicionin fizik aktual te mesfushorit shqiptar qe eshte atje, Emanuele NDOJI. Ky i fundit qe prej vitit te kaluar aktivizohet ne radhet e kesaj skuadre. Ne perfundim te stervitjes, mister De Biazi eshte takuar me Ndojin duke e pyetur per gjendjen e tij sportive dhe ecurine te Brescia. 
Nderkaq, pasdite traineri i skuadres perfaqesuese ka qene ne Bergamo ku ka asistuar ne seancen stervitore te mikut te tij Gasperini me Atalanten. Aty natyrisht ka pare dhe biseduar nga afer edhe me Etrit Berishen, portierin e skuadres bergamaske dhe titullarin e portes shqiptare. Traineri do te ndjeke edhe neser seancen stervitore te Atalantes, ndersa te premten fluturon ne Hamburg per te ndjekur Mavrajn ne takimin Hamburg-B.Leverkusen, dhe te shtunen ne Bazel per takimin Bazel-Lugano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje