Kupa Shqipërisë/ Tirana triumfon përballë Kukësit, Flamurtari bie në Lezhë

1 Shkurt 2017, 19:42Sport TEMA

Tirana ka mposhtur Kukësin në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, sidë e zhvilluar në stadiumin “Selman Stermasi”.

Bardheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 duke i dhënë Kukësit dhe humbjen e parë në këtë sezon.

Autorët e golave për 24-herë kampionët e vendit u shënuan nga ana e Halilit dhe Takut, ndërsa për Kukësin realizoi Imami.

Ndërkohë në sfidën tjetër Beslidhja mundi me të njëjtin  rezultat ekipin e Flamurtarit.

Golat pët lezhianët u shënuan nga Camara dhe Bledar, por u ndëshkuan nga një autogol i Smajlit duke e mbyllur takimin në 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje