Spektakël dhe emocione në ndeshjen mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës e vlefshme për Kupën e Mbretit në Spanjë.
Skuadrat kanë zhvilluar presing që në minutat e para por të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të sulmuesit Luis Suarez.
Katalanasve u janë dashur vetëm 7 minuta lojë dhe anë uruguajanit të heshtin stadiumin “Vicente Kalderon”. Sulmuesi katalanas përfitoi nga një gabim I skuadrës kundërshtare në mesfush dhe pas një aksioni personal i dha avantazhin Barçës.
Kur të gjithë prisnin reagimin e skuadrës së Simeones, ishte I përherëshmi Leo Mesi ai që tronditi rrjetën e Atletikos.
Ishte minuta e 33 e takimit kur argjentinasi pas një super gjuajtje nga jashtë zonës dyfishoi shifrat e takimit. Goli I dytë për katalanasit ishte një siguri për ekipin e Luis Enriques, pasi ndeshja ishte në një fushë të vështirë dhe një kundrshtari të forte
. Për vendasit ishte francezi Antoine Griezmann I cili në minutën e 59-të, shënoi edhe golin e vetëm për vendasit. Kjo ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Camp Nou”.