Konfirmohet Partizani-Vllaznia do të luhet në kryeqytet, klubi i kuq informacion për çmimet e biletave

2 Shkurt 2017, 15:38Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka publikuar çmimin e biletave për ndeshjen e fundjavës kundër skuadrës së Vllaznisë që do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi”.

“TemA” konfirmoi pak më parë se ky takim do të luhej në stadiumin e vetëm të kryeqytetit pavarsisht lajmeve që qarkulluan se do të zhvillohej në “Elbasan Arena” për shkak se në FSHF nuk kishte mbërritur ende marrëveshja zyrtare e nënshkruar nga Tirana dhe Partizani që i jep mundësinë 15-herë kampionëve të vendit të luajnë në “Selman Stërmasi”.

Burimet konfirmuan se ky takim do të luhej në kryeqytet, ndërsa vetë klubi i Partizanit në faqen zyrtare në facebook ka publikuar çmimet e biletave për këta takim.

Ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë do të luhet ditën e dielë në orën 17:00./ Fatjon Baze

Postimi i plotë i Partizanit.

NFORMACION per ÇMIMET E BILETAVE 
FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA

Klubi ju bën me dije çmimet e biletave për takimin FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA 
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 700 Lek
Biletat në Tribunat C,D,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 200 Lek 
Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion Tribunën H1, H2 
 Për Femrat hyrja në Tribunat C, D, E, F, G do të jetë falas. 
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Shtunë nga ora 9:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Të gjithë në stadium për të festuar dhe mbështetur së bashku ekipin në fushë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje