Tifozat e Partizanit kanë reaguar pas deklaratës së policisë së shtetit, e cila nuk merrte përsipër mbarvajtjen e ndeshjes Partizanit-Vllaznia qea do të luhet në “Selman Stermasi”.
Npërmjet një njoftimi në faqen zyratre Tifo-Grupi “Ultras Guerrlis” shprehen se me atë deklartë policia krijon amulli në opinion.
Ata japin garancinë e tyre se nuk do të bëjnë asnjë akt dhune në stadium, përkuadrazi synimi i tyre është ta kthejnë këtë ndeshje në festë.
Postimi i plotë i Tifozave të Partizanit.
Policia e shtetit edhe nje here ka marre trajten e “policise se mendimit”. Me seriozitet te madh ky institucion leshon deklarata jo serioze duke keijuar amulli ne opinion por jo vetem. Shkon deri aty sa behet dashakeqese duke stigmatizuar tifozet e duke i trajtuar paraprakisht si kriminele. Shihet qarte ne deklaraten e tyre hipotetike dhe parashikuese inskenohen skena lufte ne qytet, pretendime se tifozet “duan” te shkaktojne dhune etj.
Distancohemi “dhunshem” nga keto stigmatizime ndaj tifozeve , nga keto deklarata paniku qe leshohen nga ato duhet te garantojne rendin e sigurine qe largojne tifozet nga stadiumi dhe e shuajne atmosferen sportive duke devijuar vemendjen tek hipotezat e dhunes thyerjes hipotetike te stolave etj.
Tifozeria e Partizanit nuk shkakton dhune , rikujtojme qe eshte policia ajo qe ka monopolin e dhunes dhe tashme ka filluar ta perdore edhe dhunen mediatike per ti paraprire mbase e per te parajustifikuar represionin qe doni te shkaktoni te Dielen. Ju sigurojm se te vetmen “dhune” qe do shkaktojme eshte ajo akustike me kenge flamuj e kore e feste pas fitores.
PMTP !