Policia garanton zhvillimin e ndeshjes Partizani–Vllaznia në "Selman Stërmasi

4 Shkurt 2017, 13:00Sport TEMA

Klubi i Partizani njofton se Policia e Tiranës do të marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes Partizani – Vllaznia në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Paraditen e sotme  Zv. Drejtori për Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Klubit Partizani Amarildo Dajlani dhe përfaqësues të tifozerisë së kuqe ku edhe ka marrë garancinë se nga ana e klubit dhe tifozerisë së kuqe nuk do të ndodh asnjë incident përgjatë zhvillimit të ndeshjes.

Zv. Drejtori Ziu gjithashtu  ka konfirmuar se Policia e Tiranës mbetet gjithmonë në mbështjetje të klubeve dhe se garanton mbarevajtjet  e ndeshjeve, të cilat duhet të përcjellin atmosferë festive në shkallët e stadiumit.

Njëkohësisht Policia e Tiranës ka njoftuar edhe Federatën Shqiptare të  Futbollit se merr përsipër zhvillimin e ndeshjeve të Partizanit në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje