Chelsea ka triumfuar në derbin e Londrës kundër skuadrës së Arsenalit me rezultatin e pastër 3-1.
Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte tregoi edhe njëherë se është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, ku vijojn të qetë rrugën drejt titullit kampion.
90-minutat e zhvilluara në “Stamford Bridge” ishin spektakolare dhe emocionuese, pasi që të dyja ekipet bënë një ndeshje të hapur, por që u dominua nga Chelsea.
I pari që zhbllokoi rezultatin ishte Alonso në minutën e 13-të duke shënuar me kokë.
Goli i dytë erdhi në minutën e 53-të me anë të mesfushorit Eden Hazard që shënoi një gol spektakolar pas një aksioni individual.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit Cesk Fabregas në minutën e 85-të shënon për 3-0, duke përfituar nga një gafë e portierit Peter Cech.
Ndërsa në minutën e 91-të, Olivet Giroud shënoi golin e nderit për “Topçinjtë” që vulosi shifrat në 3-1, me Chelsean që merr një tjetër tre pikësh mjaft të rëndësishëm përballë një rivali direkt për titullin kampion.
Me këtë fitore Chelsea mban vendin e parë me 59-pikë të grumbulluara dhe shanset për të fituar “Premier League” janë shumë të mëdha.
Ndërsa Arsenali qëndron në vendin e tretë me 47-të pikë të grumbulluara.