I pandalshëm me Chelsea-in, Conte kërkohet nga Interi

5 Shkurt 2017, 13:56Sport TEMA

Antonio Conte te Interi a do ta kishit imagjinuar. Për momentin ngjason me dicka të pamundur, pasi trajneri italian po fluturon me Chelsea-in në Premier League dhe është duke udhëhequr Blutë e Londrës drejt fitimit të titullit kampion.

Suksesi ndaj Arsenalit i shtroi akoma edhe më shumë rrugën drejt trofeut të Premier Leagues, Chelsea-it, që pas 24 javëve të para nuk ka rivalë në kampionatin anglez teksa kryeson me 9 pikë avantazh ndaj Tottenham-it ndjekës, ndërkohë që ka patur edhe kalendarin më të vështirë deri në këtë periudhë.

Paraqitjet e Chelsea-it me Conten në drejtim kanë mahnitur pronarët kinezë të Interit, me grupin Suning që ka nisur nga puna për të bindur 47-vjecarin nga Lecce të rikthehet në Itali.

Lajmi i bujshëm, publikohet nga e përditshmja torineze Tuttosport, sipas të cilës Zhang Jindong është gati ta mbulojë në ar Conten, në mënyrë që ai të pranojë ofertën e klubit zikaltër. 60 milionë Euro për një kontratë 4-vjecare pritet ti ofrojnë kinezët e Interit, ish trajnerit të përfaqësues italiane, ndërkohë që Conte do të ketë në dispozicion edhe 400 milionë Euro për ti shpenzuar në merkato. Shifra të cmendura këto që tregojnë për potencialin e madh ekonomik që zotërojnë pronarët e rinj të Interit. Për momentin kalimi i Contes te Interit mbetet thjeshtë një ëndërr pasi italiani ka vetëm pak kohë që ka marrë drejtimin e Chelsea-it dhe vështirë se do të largohet nga Blutë e Londrës në përfundim të këtij sezoni, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë, sidomos kur bëhet fjalë për të tilla shifra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje