Napoli ka marrë një fitore spektakolare në transfertë kundër skuadrës së Bolonjës.
Ekipi i drejtuar nga Sarri arriti që fitojë me rezultatin tenistik 7-1, sfidë në të cilën u aktivizua për 90-minuta dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.
Napolitanët zhbllokuan rezulatin që në minutën e 4-të me anë të Hamshik, dhe vetëm pas dy minutash Insinje dyfishon shifrat.
Në minutën e 33-të Mertens shënon për 3-0, por në të 36-të Torosidis shkurton rezultatin duke shënuar golin e vetëm të Bolonjës në këtë sfidë.
Por, pjesa e parë kishte vend dhe për një gol tjetër ku është sërish Mertens që shënon për Napolin duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-1.
Në pjesën e dytë seria e golave do të vijonte sërish me Hamshik që shënon dhe dy gola të tjerë në minutat 70-të dhe 74-të.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit është sërish Mertens që shënon në minutën e 90-të duke vulosur shifrat në 7-1
Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në kuotën e 48-pikëve.