Bayerni i Mynihut është hedhur në sulm të afruar në skuadër për mesfushorin Dele Allin që luan në Premier League me ekipin e Tottenhamit.
20-vjeçari është duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë me Tottenhamin pasi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, ku deri më tani ka arritur që të shënojë 11-gola.
Kjo ka bërë që kampionët e gjermanisë të vënë në shënjestër talentin anglez, ku sipas mediave Bayerni ka gati një ofertë prej 98-milionë eurosh për të bindur drejtuesit e skuadrës angleze që të lënë të lirë Dele Allin të transferohet në “Allianz Arena”.
Gjithashtu, për lojtarin e Spursa-ve interesohen dhe klube të tjera të njohura europiane si Real Madrid, dhe Paris Saint Germain.