Sampdoria zhyt në krizë Milanin.
Kuqezinjtë kanë marrë humbjen e tretë rradhazi në kampionat, duke komplikuar së tepërmi shanset për të kapur objektivin i cili është një vend në Kupat e Europës.
Ekipi i drejtuar nga Vicenzo Montella u mposht në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Sampdoria, duke zhgënyer tifozët e saj.
Muriel ishte heroi i miqve në këtë transfertë ku në minutën e 69-të arriti që të mposhtë Donnarummën nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tij.
Pas kësaj humbje Milani e sheh veten në vëndin e tetë me 37-pikë të grumbulluara, ndërsa Sampdoria klasifikohet në vëndin e 10-të me 30-pikë.