Shpërthen trajneri i Korabit pas penalltisë në favor të Skëndërbeut: U ndëshkuam nga një bastard!

6 Shkurt 2017, 16:42Sport TEMA

Trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu ka shpërthyer pas përfundimit të ndeshjes me Skëndërbeun që korçarët fituan me rezultatin 1-0 me anë të një penalltie shumë të dyshimtë.

Në prononcimin e tij për “Supersport”, Haxhiu është shfaqur mjaft i irritur duke hedhur akuza ndaj gjyqtarit të ndeshjes.

“Penallti qesherarake, pasi nuk ka asnjë kontakt. Ne vijmë në punë, sakrifikojmë nga vetja jonë, nga familja për të dhënë atë që dimë të bëjmë, por kjo që ndodhi sot është e papranueshme. Unë iu kam kërkuar lojtarëve që të jenë sa më të qytetëruar në fushën e lojës, ashtu sic sillem dhe vetë.Ndëshkohemi nga bastardë! Javën e kaluar u ndëshkuam nga Olsi Sokoli, sot nga një gjyqtar nga vlora, se jemi dhe nga një qytet, por turp ti vijë. E përsëris edhe njëherë, gjyqtar bastard!” përfundoi trajneri i Korabit Gerd Haxhiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje