Në dy ndeshjet e fundit me Kukësin në Kupën e Shqipërisë dhe Laçin për kampionat, Tirana nuk ka pasur mbështetjen e tifozerisë në shenjë proteste që këta të fundit kanë bërë pas marrveshjes që Partizani të luajë në “Selman Stermasi”.
Ditën e sotme përmes një tjetër reagimi në rrjetet sociale grupimi “Tirona Fanatics” kanë deklaruar se ata do të rikthehen të mbështesin skuadrën vetëm nëse largohet presidenti i klubit Refik Halili.
Postimi i plotë i Tifozave të Tiranës.
Ne ndeshjen me Kukesin dhe me pas ne ate per kampionat me Lacin, Tirona Fanatics nuk ishin ne stadium. Kjo si nje shenje proteste ndaj amatorizmit te turpshem te Klubit, me ne krye ish presidentin. E kemi te pamundur te shkelim mbi vlerat dhe moralin, qe me fanatizem e kemi mbrojtur dhe do ta mbrojme dhe nuk mund te behemi pjese kurrsesi e perdhosjes se historise te Sport Klub Tirones. Prandaj Tirona Fanatics, duke u bazuar edhe ne opinionin e gjithe komunitetit bardheblu kane vendosur te mos jene me pjese e stadiumeve, deri ne largimin e ish-presidentit.
Ftojme te gjithe tifozet e Tirones te na bashkangjiten, per te mos u bere pjese e kesaj maskarade.