Milani futet në garë për Sergio Agueron

8 Shkurt 2017, 19:24Sport TEMA

Milani ka hyrë në garë për të marë shërbimet e sulmuesit të  Manchester City, Sergio Aguero.

Bomberi argjentinas ka humbur vendin e titullarit, pasi Pep Guardiola po preferon brazilianin Gabriel Jesus i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për Agueron, i cili mund të largohet nga City verën e ardhshme.

Sipas Corriere dello Sport, në garë për Agueron ka hyrë edhe ekipi i Milanit, e cila pritet të shpenzojë miliona euro në merkaton e verës.

Gjithashtu për Agueron interesim kanë shfaqur dhe tre skuadra tjera të mëdha evropiane, Real Madrid, Chelsea dhe PSG.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje