Partizani mbyll përgatitjet, i plotë në përballjen kundër Teutës

9 Shkurt 2017, 16:58Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për sfidën ndaj Teutës e vlefshme për javën e 21- të kampionatit.

Të kuqtë kanë zhvilluar seancën e fundit pasditen e sotme në orën 14:00, nëpërmjet së cilës traineri Starova dhe stafi teknik kanë testuar për herë të fundit gjendjen e lojtarëve në prag të takimit të së premtes.

Për këtë përballje traineri Starova do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët pasi nuk vuan asnjë skualifikim.

Takimi Teuta – Partizani do të luhet të premten ora 18:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Në dy përballjet e deritanishme të këtij sezoni 15-të herë kampionët e vendit kanë rregjistruar 2-fitore përballë bregdetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje