Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti është shprehur se këtë edicion janë shtatë skuadra që mund ta fitojnë “Uefa Champions League”.
Në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane “Corriere dello Sport”, Ancelotti thekson se këtë sezon gara do të jetë mjaft e fortë.
“Ky sezon është shumë i balancuar. Nuk ka një favorit të vetëm, por janë shtatë skuadra që mund të triumfojnë Ligën e Kampionëve si: Real Madrid, Bayern, Barcelona, Juventus, Atletico, PSG dhe Manchester City”, tha Ancelotti.