Skëndërbeu, Daja: Kundër Laçit vetëm për fitore

10 Shkurt 2017, 16:59Sport TEMA

Trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja, në konferecën e fundit për shtyp përpara ndeshjes me Laçin ka këkuar nga ekipi të luajë futboll të thjeshtë.

Tekniku i kampionëve të shqipërisë ka theksuar që ekipi i tij hyn në fushë vetëm për të fituar, duke vlersuar gjithashtu maksimalisht kundërshtarin.

“Ndeshja e nesërme është e një niveli maksimalisht për t’u motivuar, për vetë faktin se kurbinasit kanë dy fitore, po aq sa kemi edhe ne në këto dy javë të luajtura për këtë vit. Laçi ka një ekip gati të rifomatuar me lojtarë me eksperiencë të kampionatit shqiptar. Kështu që na del për detyrë të jemi me motiv maksimal dhe them se do djersijmë shumë për të arritur fitoren” tha Daja.

Për sfidën e nesërme mungesa e vetme e Skëndërbeut do të jetë ajo e sulmuesit Sebino Plaku i cili vuan nga një gjëndje gripale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje