Guardiola nuk dëshiron që Aguero të largohet nga Manchester City

10 Shkurt 2017, 17:39Sport TEMA

Pep Guardiola nuk dëshiron që Aguero të largohet nga City.

Tekniku spanjoll ka lënë të kuptohet se bomberi argjentinas bën pjesë në planet e tij, pavarësisht se Aguero ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e sulmuesit brazilian, Gabriel Jesus.

Ditë më parë ish sulmuesi i Atletico Madridit, tha se: “do të shoh në fund të sezonit se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua” tha Aguero

Menjëherë erdhi dhe kundërpërgjigjja e klubit anglez, të cilët bën të ditur se nuk e kanë në plan të shesin Agueron.

I po të njëjtit mendim është edhe trajneri i skuadrës Pep Guardiola.

“Pesë minuta pas deklaratës së tij, klubi lëshoi një komunikatë për të ardhmen e Sergio Agueros”, tha Guardiola pas pyetjes së gazetarit nëse argjentinasi do të largohet nga “Etihad Stadium”, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që argjentinasi të largohet nga City.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje