Është mbyllur në barazim sfida e parë e javës së 21-të të Kategorisë Superiore mes Teutës dhe Partizanit.
Sfida e zhvilluar në “Niko Dovana” u mbyll me barazimin e bardhë 0-0, me të dyja ekipet që ndanë nga një pikë.
90-minutat e luajtura në Durrës ishin mjaft të luftuara ku rastet për shënim ishin të shumta për të dyja ekipet.
Në pjesën e parë, të dyja ekipet kishin raste të mira shënimi, me Ekuban që u shfaq tre herë përballë portierit të Teutës, Kastratit por që nuk arriti dot që ta dërgonte topin në fund të rrjetës.
Ndërsa në anën tjetër, Ardit Hila rrezikoi seriozisht portën e mborjtur nga Alban Hoxha me një goditje potente që u devijua nga portireri i kuq në traversë, ndërsa më pas Progni gaboi me portën e boshtarisur duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Edhe pjesa e dytë ishte e njëjta si e para me të dyja skuadrat, që luajtën një lojë të hapur për të kërkuar fitoren por pa gjetur dot rrugën e rrjetës.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, me të dyja ekipet që marrin nga një pikë.
Me këtë barazim Partizani ngjitet në kuotën e 39-pikëve, ndërsa Teuta në kuotën e 20-pikëve.
Sfida e rradhës për 15-herë kampionët e vendit do të jetë derbi kundër Tiranës./f.b