Barcelona ka shkatërruar ekipin e Alaveshit, duke e mposhtur me rezultat të thellë 6-0.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrike dhuroi një paraqitje spektakolare përballë Alaveshit me të cilën do të përballen në finalen e Kupës së Mbretit.
Për katalanasit shënuan dy gola Luis Suarez, një Neymar, Messi e Rakitic, ndërsa Alexis shënoi autogol.
Pas kësaj fitore, Barcelona merr kryesimin në “La Liga” me 48-pikë të grumbulluara, dy më shumë se Real Madridi që ka tre ndeshje më pak të zhvilluar.