Nga Fatjon Baze
Kur ka kaluar thuajse gjysma e kampionatit dhe rivaliteti mes skuadrave sa vjen dhe duhet të shtohet e kundërta gjë ndodhi mbrëmjen e sotme në “Selman Stermasi”, në ndeshjen Tirana-Kukësi.
Ndeshja kryesore e javës së 21-të të Kategorisë Superiore është shëndërruar në një teatër të vërtetë.
Ishte përfolur për një aleancë të mundshme mes Tiranës dhe Kukësit, por duket se rezultoi e…vërtetë.
Sfida e sotme e zhvilluar në kryeqytet ishte një fars si ato që jemi mësuar të shohim gjithmonë por mundohemi të mos i besojmë që mos t’i ulim bukurinë dhe garën e kampionatit të futbollit shqiptar.
Me përjashtim të pjesës së parë e cila ishte disi më e ekulibruar nga të dyja skuadrat, ku Tirana arriti që të kalojë në avantazh me anë të mesfushorit Afrim Taku, në pjesën e dytë mund të flitet për cdo gjë, por fjala futboll nuk ekzistonte më.
Tirana ishte pothuajse inekzistene në fushën e lojës me lojtarë që më shumë ngjanin si birila, pasi shmangeshin lehtësisht nga ana e futbollistëve të Kukësit.
Verilindorët arritën që të shënojnë lehtësisht dy gola për të përmbysur rezultatin dhe të marrin tre pikët e rradhës që më shumë ia dhuruan se sa i fitoi me meritë duke mos dhuruar për 90-minuta asnjë emocion.
Edhe këtë vit ashtu si dhe vitet e tjera kampionati shqiptarë nuk mund të rri dot pa dhuruar shfaqje të turpshme duke e vrarë sërish fjalën futboll.
Gjasat janë që edhe këtë sezon fituesi i kampionatit të jetë përcaktuar por që nuk do të jetë më Skëndërbeu!