Liverpooli ka marrë fitoren e parë në “Premier League” për vitin 2017, duke mundur skuadrën Tottenhamit
Pas tre barazimeve dhe dy humbjeve në pesë ndeshjet e para në kampionat skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop ka marrë më në fund fitoren e parë për këtë vit duke triumfuar me rezultatin 2-0.
Autori i golave për Liverpoolin në këtë sfidë ishte Mane që arriti që të shënojë dy gola në minutat 16-të dhe 18-të.
Pas kësaj fitore, Liverpooli është ngjitur në vendin e katërt me 49-pikë të grumbulluara, një më shumë se Manchester City që të hënën luan me Bournemouth dhe dy më shumë se Manchester United që renditet në vendin e gjashtë.