Trajneri i Tiranës, Mirel Josa, pas përfundimit të ndeshjes kundër Kukësit është shprehur se kjo humbje erdhi për shkak se ekipi i ka shumë probleme.
Në prononcimin e tij për “Supersport”, Josa theksoi se pavarsisht humbjes ai është i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra.
“Kemi shumë probleme, ju e dini nga se kanë ardhur, duke pasur parasysh edhe problemet e dëmtimeve. Nuk dua të justifikohem për sot, dëmtimet po ndjekin përsëri edhe me Domgjonin sot, i cili me siguri është jashtë të paktën 15 ditë. Në përgjithësi nga skuadra jam i kënaqur, për mënyrën se si është luajtur. Të rinjtë në skuadër, për mendimin tim ishin në nivel për t’i përdorur për të ardhmen.
Ne sot luanim me ekipin kryesues të kampionatit, normalisht që ekipi i Kukësit vinte me më tepër presion për të fituar ndeshjen. Ne e luajtëm dhe besoj se luajtëm drejt futbollin për mënyrën e lojës brenda në fushë, për atë që mua më takon të them për sa i përket mënyrës se si ne e kërkuam lojën që në fillim të saj. Pastaj me kalimin e minutave dhe shtimin e presionit nga Kukësi, kemi qenë edhe herë të tjera në këto pozita me skuadra të tjera dhe kemi pasur probleme kur donim të shënonim medoemos” tha Josa.
Ndërkohë, i pyetur për pësimin e golave në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të dyshimtë Josa u shpreh.
“Erdhën si pasojë e hapsiërave që u krijuan. Erdhën si rezultat sidomos i hapësirave që u krijuan në qendër të mesit të fushës. Ky ishte problemi sidomos në pjesën e dytë, se në pjesën e parë ishte shumë më kompakte, edhe kur Kukësi luante topin e gjatë” u shpreh Josa
I vetmi trajner ne bote ku thote se luajtem mire, me superlativa per ekipin, nderkohe qe ka humbur.
Vjen era tradheti!!!!!