Ditën që ndeshjet në Shqipëri trukohen hapur, Armando Duka thotë se do shkojë në UEFA për t’iu dhënë mend: S’kanë eksperiencën time

11 Shkurt 2017, 20:43Sport TEMA

Ditën që në kampionatin shqiptar janë trukuar të paktën dy ndeshje haptazi, Top Channel ka marrë në intervistë Armando Dukën.

Jo për ta pyetur për skandalet e njëpasnjëshme të trukimeve, por për kandidimin e tij në UEFA.

Duka e thotë vetë, se është vetëkandiduar për të qenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Dhe thotë se e meriton të zgjidhet, pasi ka më shumë eksperiencë se kushdo.

Pas kaq vitesh eksperiencë e kam konsideruar se mund të kem mundësi për të kontribuuar më shumë, për të dhënë eksperiencën time”, thotë Duka.

I pyetur sa mundësi ka që të zgjidhet, ai shprehet:

“Është e vështirë që të bësh llogari. Janë 13 kandidatë dhe do të fitojnë 8. Ata janë të gjithë figura të nderuara, ndoshta jo me kaq eksperiencë sa kam unë. Ndoshta është pak e vështirë që ta bësh këtë lloj llogaritjeje. Unë e pres me sportivitet çdo lloj rezultati që do të jetë. Unë e konsideroj pozitive fakti që jemi në këtë garë”.

Në fund thotë se dy vota i ka të sigurta, ata të Shqipërisë dhe të Kosovës.

3 komente në “Ditën që ndeshjet në Shqipëri trukohen hapur, Armando Duka thotë se do shkojë në UEFA për t’iu dhënë mend: S’kanë eksperiencën time”

  1. lemi says:

    …do qelbet Evropa me kte katunar!!!

  2. Dibrani-UK says:

    burg sa me pare per te korruptuarin Duka

  3. Treviso says:

    Zoti Duka ka thene nje fjale te vertete. UEFA nuk e ka eksperjencen e Zotit Duka. Ai qe e kishte eksperjencen e zotit Duka ne UEFA u denu nga drejtesia. Shyqyr qe nuk e kemi drejtesine si ajo, se perndryshe do na u denonte edhe zoti Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje