Bashkëshortja e presidentit të SHBA-ve, Melania Trump ka hapur fjalimin e tij në Florida.
Por, ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke shqetësuar shumë përdorues të rrjeteve sociale, ka qenë reagimi i saj, kur preket nga Donald Trump
Presidenti kalon pas shpinës së saj, ndërsa Melania është duke folur, por ajo e ndërpret fjalimin, sapo ndjen prekjen e tij në supe.
Për më tepër, shprehia e fytyrës së saj, duket se flet qartë për një gjendje trishtimi, ndërsa shumë komentues e kanë cilësuar si depresion të Zonjës së Parë.
Kjo nuk është hera e parë, që mes Trump dhe bashkëshortes së tij vihet re një ‘ftohje.’ Gjatë fjalimit inaugurues të presidentit, një tjetër video u kthye në virale, ku ai duket se i thotë diçka Melania-s, ndërsa buzëqeshja e saj fshihet menjëherë nga fytyra.
Në një tjetër moment, ndërsa kanë zbritur nga helikopteri zyrtar, pak ditë pas inaugurimit, kamerat fokusuan çastin kur Trump, kërkon dorën e saj, ndërsa Melania e tërheq atë.