Një aeroplan charter, me pesë persona në bord, është përplasur me një qendër tregtare në Melbourne, Australi.
Ai sapo ishte nisur nga aeroporti i Essendon, kur dërgoi dy thirrje për ndihmë drejt kullës së kontrollit, pak para se të përplasej me qendrën tregtarfe.
Sipas policisë australiane, ende nuk ka të dhëna mbi shifrat e fataliteteve, por është konfirmuar se pesë persona gjendeshin në bordin e aeroplanit, në momentin e përplasjes.
Ata shtuan se dyshojnë për një defekt ose bllokim të motorrit, si shkak i rrëzimit të tij.