Kryeqyteti vishet i kuq, Partizani mposht Tiranën

20 Shkurt 2017, 19:53Sociale TEMA

Partizani ka vijuar të ruajë pathyeshmërinë në derbin e kryeqytetit duke triumfuar përballë skuadrës së Tiranës në “Selman Stermasi”.

Një 90-minutësh spektakolar dhe emocionues  u zhvillua në kryeqytet ku fitorja i shkoi Partizanit në “shtëpinë” e bardhebluve.

Skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova arriti që të triumfojë me rezultatin 2-1, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën për titullin kampion.

Të kuqtë e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 13-të me anë të mbrojtësit Renato Malota që shënoi një gol mjaft të bukur me kokë duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Reagimi i Tiranës erdhi në fillimin e pjesës së dytë me anë të Olsi Teqjas që barazpeshoi shifrat.

Megjithatë, Partizani rimori nën kontroll ndeshjen duke u hedhur në sulm për të gjetur golin i cili erdhi në 70-të me anë të Ekuban që shpërtheu në festë tifozerinë e kuqe e cila ishte mbështetën për 90-minuta ekipin e tyre të zemrës.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes me Partizanin që merr një fitore spektakolare duke ruajtur vazhdimsinë e rezultateve pozitive më derbi.
Me këtë fitore 15-herë kampionët e vendit renditen në vëndin e tretë me 42-pikë, katër pikë më pak se Kukësi që është në vendin e parë./Pergatiti Fatjon Baze

2 komente në “Kryeqyteti vishet i kuq, Partizani mposht Tiranën”

  1. eeeeej says:

    Kryeqyteti gjithmone i kuq ka qene dhe i tille do mbetet!

  2. "BOHOTINA" says:

    Suksese cunave dhe strategut Starova. Pa dyshim eshte dhe sukses i Presidentit Gaz Demi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje