Këshilltarët e djathtë në Këshillit Bashkiak të Tiranës tentuan që të bllokonin mbledhjen ku do të merren disa vendime tepër të rëndësishme, siç janë miratimi i kritereve për dhënien e kredive të buta për shtresat në nevojë si dhe për shpqrndarjen e bursave për nxënësit dhe studentët.
Që në fillim të mbledhjes, këshilltarët e PD-së tentuan që të bënin propagandë, ndërkohë që në ikje e sipër ata hodhën edhe projektvendimet në tokë, pavarësisht se janë mbi 1 mijë familje të pastreha të cilat do të përfitojnë mbështetje. Ajo që ra në sy ishte sjellja e njërit prej këshilltarëve të djathtë, Fabian Topollaj, i cili ndonëse është pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, hodhi projektvendimet ku parashikohet dhënia e bursave për nxënësit dhe studentët.
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se interesi i PD-së është vetëm pushteti dhe jo interesi i qytetarëve. “Sapo pamë se si partia që do të vijë në pushtet, i hodhi gjithë kreditë e buta, studentët e ekselencës, banesat sociale, se në thelb interesi i tyre kryesor është pushteti, nuk kanë interes t’u shërbejnë qytetarëve, se nuk mund të hidhen vendimet e Këshillit që në thelb, janë OK që jep ky Këshill kësaj bashkie, që të bëjë këto punë të mira dhe për sa kohë që është ky respekt, unë them që ky këshill i ka punët në rregull. Ne duhet të vazhdojmë t’u shërbejmë qytetarëve, është e vetmja gjë që na mban të nderuar para opinionit publik”, tha ai.
Kreu i Bashkisë deklaroi se tentativat e PD për të bllokuar mbledhjen e këshillit janë alibi për të shmangur përballjen me koalicionin e majtë.
“ Edhe pse nuk ka zgjidhje lokale, së shpejti, edhe pse s’ka asnjë debat konkret me këtë këshill, edhe pse protesta nuk është në këtë këshill, sebepi për të përdorur ccdo arsye duke hedhur poshtë edhe kreditë e buta edhe bursat për ekselentë është thjesht një alibi, pasi një forcë që ndihet mirë shkon edhe përballet. Këta pasi humbi në në mënyrë fatale në Tiranë, sigurisht që me koalicion tonë s’duan të përballen, sepse një përballje tjetër me koalicionin tonë do t’i çonte ata në fund të historisë si një parti që rrihet sistematikisht nga publiku shqiptar se s’di të shërbejë”, tha Veliaj.
Mos u beni merak se keto jane cikerrima. Leket e madh po i ben me parkingjet dhe lejet eskluzive te ndertimit Lali Eri.