VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u vra vëllai i Kim Jong Un

20 Shkurt 2017, 08:41Sociale TEMA

Këto pamje, të filmuara nga kamerat e sigurisë së aeroportit të Kuala Lumpur, tregojnë momentin e vrasjes së Kim Jong Nam, vëllait të diktatorit koreanoverior.

Video e rrjedhur nga autoritetet malajziane tregon se si një nga vrasëset afrohet pas shpinës së tij dhe e mban atë, që të mos lëvizë, ndërsa një tjetër e spërkat me një spraj toksik në fytyrë.

Pamjet ndërpriten gjatë sulmit, ndërsa tregojnë më pas, momentin kur Kim Jong Nam iu kërkon ndihmë oficerëve të sigurisë së aeroportit, ndërsa iu tregon çfarë ka ndodhur.

Ata e shoqërojnë drejt një klinike brenda ambienteve të aeroportit, por duket se është tepër vonë, pasi Nam humbet ndjenjat sapo hyn brenda.

Kim Jong Nam u vra ditën e hënë në aeroportin e Kuala Lumpurit, në Malajzi, ndërsa një nga vrasëset e dyshuara, u ndalua nga policia pak ditë më pas.

Ndërkohë, Koreja e Veriut nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me vrasjen, ndonëse një makinë e ambasadës me flamurin koreanoverior, u pa të hynte në morgun ku gjendej trupi i Kim Jong Nam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje