FAKSIMILE/Si po perdhoset sot kujtimi i 26 viteve më parë.

19 Shkurt 2017, 13:28Sociale TEMA
FAKSIMILE/Si po perdhoset sot kujtimi i 26 viteve më parë.

26 vjet më parë. Ishin 723 studentë e pedagogë që guxuan e rrezikuan kundër regjimit dhe establishmentit politik. Të gjithë, – parlamenti, qeveria, partitë e vjetra dhe të reja, drejtuesit e universitetit dhe media, – ishin kundër nismës së studentëve dhe sakrificës së tyre. Ata ia dolën. Më pas u shpërndanë për të mos u bashkuar më kurrë. Siç ndodh gjithnjë në kohë përmbysjesh të mëdha, suksesin e tyre e morën të tjerët dhe ja ku jemi: nga vendi i shpresave të mëdha, i idealeve, i studentëve, i rinisë dhe kurajës qytetare në vendin e zhgënjimeve të mëdha, pa studentë, pa rini dhe pa ideale e kurajë qytetare, – të marrë peng nga establishmenti politik, i cili ashtu si më 1991, edhe sot, mendon më shumë për pushtetin sesa për interesin publik. 

Respekt e mirënjohje miqve e kolegëve që patëm fatin të ishim ato ditë së bashku, kujtim e nderim për ata studentë që nuk jetojnë më dhe falënderim për ata qytetarë të Tiranës e sindikalistë që na mbështetën. Ato po, ishin ditë historike, gjithçka tjetër më pas ishte dhe mbetet imitim amator dhe aktrim dublantësh i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje