Holanda mund të ketë gjetur mënyrën e duhur për të përmirësuar sigurinë e këmbësorëve, pa iu kufizuar atyre përdorimin e telefonit.
Qyteti i Bodegraven është duke aplikuar një system të ri semaforësh, me shpresën se do të arrijnë të tërheqin më tepër vëmendjen e përodruesve të smartfonëve, duke shmangur kështu aksidentet.
Disa drita LED janë vendosur pranë kryqëzimeve në trotuare, të cilat ndizen dhe fiken sipas semaforit.
Një nga këshilltarët bashkiakë të qytetit, është shprehur se: “Ne, si qeveri ndoshta nuk do të mund ta kthejmë pas këtë trend (përdorimin e smartfonëve), ndaj duam t’i paraprijmë atij.”