VIDEO/ Spektakli i frikshëm i vullkanit në Hawaii

18 Shkurt 2017, 08:28Sociale TEMA

Vullkani Kilauea në Hawaii, është aktivizuar sërish gjatë kësaj jave, duke shpërthyer llavën dhe hirin e tij në oqean.

Pamjet e filmuara nga ajri, tregojnë momentet spektakolare, por edhe të frikshme të shpërthimit të tij.

Kilauea gjendet në ishujt Hawaii dhe është më aktivi nga pesë vullkaneqt që formojnë ishullin.

I pozicionuar përgjatë bregut jugor të ishullit, ai ka një moshë rreth 300 000 – 600 000 vjeçare dhe mendohet se ka dalë mbi nivelin e detit afërsisht 100 000 vjet më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje