Në administratë ka 675 vende të lira në nivel specialistësh.
Aplikimi për një vend pune bëhet online nëpërmjet faqes zyrtare të Departamentit të Administratës Publike.
Ministrja e Inovacionit Milena Harito informoi nga Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë:
“675 vende vakante janë të hapura në nivelin bazë, pra në nivel specialistësh, që do të thotë këto vende pune janë të hapura për të gjithë ju.
Ndaj kemi nxitur gjatë këtyre kohëve sistemin e praktikave. Kemi ndërmarrë një sistem praktikash në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
Kjo praktikë njihet si eksperiencë kur është e regjistruar pranë DAP”. Në dy vite kemi pasur 55 mijë kandidatura që e kanë testuar procesin. Ejani testojeni edhe ju”.
Genjeshtra me bisht askund nuk hyn pa firme shefash e mini shefash. Putaneri e gajlle ne vendet e punes zyrat e punes se Rames