Çifti nga Teksasi jeton me një buall gjigand në shtëpi

17 Shkurt 2017, 02:31Sociale TEMA

Një çift nga Teksasi, SHBA, kanë zgjedhur një kafshë aspak të zakontë si kafshën e tyre shtëpiake.

Ata jetojnë me një buall, i cili peshon më tepër se një ton, në shtëpinë e tyre.

Bualli gjigand, i quajtur “Gjëja e Egër,” endet lirisht brenda shtëpisë, ndërsa ka dhomën e tij dhe i lejohet të hajë mëngjes nga tryeza e kuzhinës.

Ronnie dhe Sherron Bridges, e shitën tufën e tyre prej 52 buajsh, 13 vjet më parë, kur Ronnie-t i duhej të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në sy, por mbajtën njërin prej buajve të vgjël.

Tashmë, “Gjëja e Egër” është një pjesë e familjes dhe për ta ilustruar këtë, mjafton të përmendet se ai ishte shoqëruesi i tyre në ditën e dasmës, mëse një dekadë më parë.

2 komente në “Çifti nga Teksasi jeton me një buall gjigand në shtëpi”

  1. Lungara says:

    Ky nuk është buall , është bizon !

  2. tema says:

    Ne s’arrijm te ushqejm vedin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje