Këngëtari i njohur britanik, James Arthur, është sulmuar nga një person, i cili e ka goditur në kokë me një shishe qelqi, pasi kishte zbuluar se Arthur kishte fjetur me të dashurën e tij.
Christopher John Revell, 31-vjeç, e ka rrëzuar në tokë këngëtarin e hitit “Impossible,” kur zbuloi se ai kishte fjetur me të dashurën e tij.
Ndërkohë, muzikanti është shprehur se ndihet nervoz dhe se ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, pas goditjes në kokë dhe pasojave mendore që ajo mund t’i lërë.