Hawaii nuk ka qenë gjithmonë një parajsë pushimesh ekzotike.
Shteti që, qysh nga viti 1959 është pjesë e SHBA-ve, ka kaluar disa periudha të vështira.
Siç e tregojnë edhe këto pamje të vitit 1924, kontrasti mes banorëve vendas dhe amerikanëve të mbërritur aty për tregëti dhe biznes, është mjaft i qartë.
Hawaii ishte fillimisht një monarki absolute, e cila u shndërrua në monarki kushtetuese në vitin 1840. Gjatë vitit 1893, njëg grup emigrantësh amerikanë dhe pronarët e plantacioneve të kallamit të sheqerit, të mbështetur edhe nga një division i marinës amerikane, arritën të rrëzonin nga froni mbretëreshën Liliuokalani, monarken e fundit që sundoi vendin.
Një vit më pas, Hawaii u shndërrua në një republikë, protektorat i SHBA-ve. Atëherë, Kongresi amerikan e kundërshtoi aneksimin formal të vendit, dhe u desh të pritej deri në vitin 1898, që rëndësia strategjike e tij të kuptohej, gjatë luftës Amerikano-Spanjolle.
Dy vjet më pas, Hawaii u cilësua si territory formal i SHBA-ve dhe gjatë sulmit në Peral Harbour në Luftën e Dytë Botërore, Hawaii u fitoi një identitet të fortë amerikan.
Në vitin 1959, qeveria amerikane aprovoi shtetësinë e Hawaiit dhe në qershor të po këtij viti, banorët e tij votuan me shumicë pro pranimit të vendit të tyre në SHBA, duke e shndërruar Hawaiin në shtetin e 50-të.
tamam parajs,heaven,… sic I themi ne shqip ke shku n hava,n parajs.