Video virale, dreri sulmon personin që e shpëtoi nga gracka

14 Shkurt 2017, 23:25Sociale TEMA

Ky është momenti i dhimbshëm kur një dre ka sulmuar personin, i cili sapo e kishte liruar nga një grackë e vendosur për kojotat.

Video e publikuar në “Youtube,” tregon dy persona në një pyll në Ohio, SHBA, teksa shpëtojnë drerin nga gracka ku kishte ngecur. Njëri prej tyre nisi ta përkëdhelte drerin për ta qetësuar, por pikërisht atëherë, është sulmuar prej tij, duke u rrëzuar në tokë.

Më pas, dreri është larguar me vrap, duke e lënë ‘viktimën’ e tij në tokë.

1 komente në “Video virale, dreri sulmon personin që e shpëtoi nga gracka”

  1. Den says:

    Si duket njeriu e ka origjinen nga dreri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje