Një sportist Korean i arteve marciale, ka treguar talentin e tij me një lëvizje mjaft spektakolare.
Shin Min-Cheol, i cili mban rripin e zin ë “Taekwondo,” ka arritur të realizojë një goditje të trefishtë në ajër.
Video, e shpërndarë nga vetë Cheol në profilin e tij në “Instagram, e tregon atë ndërsa fluturon në ajër dhe, me një goditje të trefishtë arrin të thyejë një pllakë druri.
Ai është duke u përgatitur për turneun e “Red Bull Kick It,” 2017, një kompeticion spektakolar, që grumbullon atletë nga e gjithë bota.