Rekrutimet, Kodheli takon studentët: Në ushtri, mundësi karriere për të gjitha profesionet

14 Shkurt 2017, 13:01Sociale TEMA

Në kuadër të fushatës së rekrutimeve për ushtarë dhe detarë aktivë në Forcat e Armatosura, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zhvilloi një takim me studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës.

Në bisedën me ta, ministrja Kodheli radhiti përparësitë që ka një i ri që arrin të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura, duke përmendur mundësinë për karrierë bazuar në meritokraci, të ardhura të sigurta dhe kujdes shëndetësor falas për ta dhe familjet e tyre.

Fushata e aplikimeve për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura mbyllet më datë 17 mars 2017.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje