Shtrëngimi i dorës “Trump,” dikush i kundërpërgjigjet presidentit

14 Shkurt 2017, 04:51Sociale TEMA

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duket se tashmë ka krijuar një model krejt të vetin të shtrëngimit të duarve.

Pas takimeve me politikanë, biznesmenë, por edhe liderë botërorë, ai iu shtrëngon atyre dorën, ndërsa i tërheq drejt vetes, duke iu prishur ekuilibrin

Gjesti pushtoi rrjetet sociale pas një takimi pak ditë më parë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ndërsa fytyra e këtij të fundit, shprehte qartë dhimbje.

Por, duket se metoda e Trump nuk funksionon gjithmonë. Të paktën, presidentit nuk i ka ecur me kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili është kundërpërgjigjur duke e shtyrë lehtë presidentin, teksa mbështeti dorën e majtë mbi krahun e tij.

Ndërkohë, CNN ka kërkuar ndihmën e një analisti të gjesteve trupore, për të spieguar shtrëngimin e dorës të Donald Trump. Sipas tij, gjesti është një shenjë pushteti nga ana e presidentit.

Dora e tij, fillimisht shtrihet e hapur, gati e nënshtruar me një pamje lutëse. Por, sapo personi tjetër vendos dorën e tij mbi të, situata përmbyset. Ndërsa, tërheqja karakteristike e Trump, lë të kuptohet se atij i pëlqen t’iu tregojë të tjerëve “forcën” e tij, ndërsa i detyron të humbasin ekuilibrin.

Megjithatë, duket se nuk funksionon gjithmonë.

1 komente në “Shtrëngimi i dorës “Trump,” dikush i kundërpërgjigjet presidentit”

  1. Sokol says:

    Trudoja eshte homoseksual aq sa dhe gruaja e ka braktisur se fundi sipas thashethemeve ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje