Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka folur për herë të parë për jetën e tij dhe projektin mbi RTSH-në. Gëllçi ka zbuluar detaje që nga fëmijëria e tij e deri te posti i drejtorit të RTSH-së.
Ai kujton se kur ishte fëmijë, shpesh e ngacmonin për fotot që kishte 1 vit pas lindjes se nuk kishte ngjashmëri dhe se e kishin ndërruar në maternitet.
Gëllçi tregon gjithashtu se ka nisur shkollën që në moshën 5-vjeçare. “E nisa shkollën që 5 vjeç me mik, se kisha babain drejtor shkolle”, tregon ai me shaka.
Po kështu, duke folur për projektin e RTSH-së, ai ka thënë se do të forcojë transmetimet lokale dhe do të marrë nga koha e politikanëve.
“Deri tani informacionet dhe transmetimet janë vetëm rreth politikanëve dhe ministrave. Çfarë tha njëri e çfarë tha tjetri. Unë dua të fokusohem te njerëzit. Deri tani, edhe kur binte borë nuk raportohej se kishte rënë borë dhe banorët ishin në vështirësi, por jepeshin lajme se filan ministër shkoi te zonat ku ka rënë borë. Ky lloj raportimi është skandal”, tha ai. Për më tepër ndiqni intervistën e tij të TV SCAN.
Po mbush vitin ne kete detyre zoteri dhe nuk ke dhene asnje shenje se mund te reformosh TV me te shperfytyruar ne vend, i cili mbahet me parat e taksapaguesve shqiptare.
Ky është një xhaketë e vjetër, që po mbledh të gjithë të paaftët e Top Channelit dhe Klanit. Këta të fundit i kundërvihen stafit ekzistues të gazetarëve dhe krijuesve, sikur të jenë shpëtimtarë. Pastaj përderisa ende mban pranë vetes Martin Lekun, kryehajdutin, perversin dhe fshatarin e medias, prisni reformim ju ?
Sassati : Reformimi i RTSH ka nisur. Reformim i nje institucioni te madh si RTSH nuk behet sa hap e mbyll syte.Cdo dite e me shume reforma do te jape rezultate. Qe ti shohesh ato, rezultatet, duhet edhe ta ndjekesh radiotelevizionin shqiptar. Une deri diku e ndjek dhe me pelqen gjithnje e me shume . Une kam besim dhe i uroj Thomait e gjithe RTSH pune te mbare.Une nuk e noh nga afer Thoma Gellcin , nuk e kam as mik e as shok.Shpresoj dhe besoj se binaret mbi te cilet e ka vene RTSH, ta drejtojne ate ne rruge te mbare. Une vetem nje keshille do ti jepja: mos u thyej para presioneve, te cfaredo lloj qofshin ato, ece ne rrugen qe ke zgjedhur dhe miq e shoke do te kesh plot, gjithe shqiptaret, kendej dhe andej Drinit.Mos e harro ceshtjen tone te madhe kombetare,Kosoven ! Te uroj me gjithe shpirt suksese !
RTSH po reformohet. Per ta pare kete duhet ta ndjekesh ate. Une besoj se binaret ne te cilet e ka vene Thoma Gellci RTSH do ta cojne ate ne rruge te drejte dhe te sigurte. Pune te mbare dhe suksese !
Ka goxha arritje, por publiku e pret vertet televizion publik.Njerezve do u interesonte me shume cfare ndodh ne popull, ne periferi, jo vetem ne Tirane e Durres. Mjaft me politikanet, jemi nginjur ne tre vahtet.Gazetaret te kalojne atje ku ka mund e djerse.Familje, lagje, fshat, e qytet pa prodhim, eshte i mbaruar. Po ne cfare do te bejme? Thomai ben mire te heqe “rrozgat e vjetra” si Martin Leka me shoke te shkojne atje ku japin me shume, se jemi merzitur ne kulm me ata.Mbase kronikave u duhet bere recense serioze.Gazetaret mos kullosin “pa stap”.Televizionet lokale kane goxha probleme qe duhen pasqyruar. Sofokliu.