Dhjetra ish të përndjekurit pa pension, nuk vërtetojnë dot punën në miniera

13 Shkurt 2017, 16:38Sociale TEMA

Dhjetra të përndjekur politik në  kohën e diktaturës janë privuar nga njohja e viteve të punës nëpër miniera.

Agron Hoxha, specialist pranë Institutit të Integrimit të ish­të Përndjekurve Politikë bën me dije se shkak për këtë bëhet fakti se nuk mund të dokumentojnë punën e tyre të kryer  nëpër miniera.

Ai sqaron se këto vite pune nuk u merren parasysh në llogaritjen e pensionit.

Disa ish të përndjekur sigurojnë se kanë kontaktuar me institucionet përkatëse, ku  kanë marrë përgjigje se prej rreth dy vjetësh është gati një draft­ligj për njohjen e punës nëpër miniera.

Sipas tyre ky draft ka ngecur në Ministrinë e Financave e cila duhet të vlerësojë kostot që do të ketë miratimi i tij në buxhetin e shtetit për të proceduar më pas edhe me miratimin e tij.

Kësaj kategorie deri tani nuk u njihet e drejta as për shtesë pensioni për shkak të punës së vështirë, por as edhe ulja e moshës deri në 55 vjeç.

1 komente në “Dhjetra ish të përndjekurit pa pension, nuk vërtetojnë dot punën në miniera”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Aty te ngordhni
    Bythlepiresit e partive bija te ppsh.
    Ishit gati 30% Por u ndate neper shoqata
    Tashi mbas 27 vjeteve do merrni thonjt e bufit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje