Emisioni “Shihemi në gjyq” që transmetohet në TV Klan, i cili thuhet se sajon histori dhe paguan njerëz për të luajtur rolin, dje i ka kaluar limitet.
Aty kanë nxjerrë një grua që zihej me burrin e saj, me akuza të rënda.
Burri dhe gruaja, sapo filloi emisioni shpërthyen në akuza.
Gruaja e akuzoi publikisht burrin se kishte kryer marrëdhënie me motrën e saj dhe se ata të dy ishin dashnorë, ndërsa shtoi se ai e kishte kapur me zor në dhomën e gjumit.
Ndërsa burri tha se e shoqja ishte shtatzënë dhe se fëmijën e kishte me dikë tjetër. Ai i kërkonte publikisht të tregonte se me kë e kishte fëmijën.
“…më thuaj kur ke qenë ne Kosovë dhe sa muajshe je? Me kë e ke femijën?”
Gruaja ka kujtuar një datë për ta akuzuar bashkëjetuesin.
Sipas saj, kur kishin drekuar në 8 mars 2016, në mbrëmje që e kishte përcjellë për në banesë, e kishte përdhunuar.
Dhe prej asaj date gruaja tha se kishte mbetur shtatzanë, por sipas burrit, nuk dilnin llogaritë e muajve pasi nëse do të ishte e vërtetë pretendimi i saj, do duhet të kishte lindur tashmë.
Ai tha se nëse ADN do vertetonte qe femija eshte i tij, do t’ja jepte mbiemrin e tij.
“Fëmija a lind 9 muaj? Bëj llogari sa janë 8 Mars, prill, maj, ti duhet të kishe lindur, ti s’ke lindur ku të kam kapur unë të kam lënë me barrë? Megjithatë kur të lindi fëmija do bëjmë ADN. Unë do përgjigjem për fëmijën e madh..Do të përgjigjem për 17 vjet që nuk të jam përgjigjur për fëmijën e parë. Nëse i dyti del që është fëmija im unë do ia jap atësinë”, tha burri në studio.
Debati
Ilirjani: Zonja (gruaja e tij) thotë që është larguar sepse nuk e mbajti motra ime për arsye financiare. Gënjen.
Eni Çobani: Kur jeni fejuar?
Ilirjani: Para 17 vjetësh. Është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia e motrës sime.
Laureta: Jo jo nuk është e vërtetë.
Ilirjani: Pas një periudhe kohe që kam ardhur unë për të parë fëmijën bashkë me motrën tënde ke tentuar të më çosh në polici.
Laureta: Tentove të merrje fëmijën me dhunë.
Ilirjani: Pse çfarë isha unë Skënderbeu?
Laureta: Unë jam e habitur sot se nuk e prisja që ti do vije të më sillje këtu.
Ilirjani: Po si të mos vija unë kur ti thua kam vetëm një burrë? A e di moj zonjë sa burra ke ti?
Motra e Lauretës: Ti e braktise motrën time, jazëk të qoftë.
Ilirjani: Ti rri ti se ty të njeh gjithë Elbasani. Shiko Eni, (i tregon fotot e gruas), dasëm me turkun, dasëm me italianin. Këtu thotë është në motel. Ajo thotë vetëm një burrë kam. Po dasma me turkun çfarë është?
Motra e Lauretës: O ndyrsirë, o plehrë.
Ilirjani: Po letrat e dashurisë që të shkruante italiani, i ke? i do?
Laureta e pështyn: Turp të vijë, maskara, ndyrsirë. Të kam përkrahur dhe të kam mbajtur më afër se familjarët e mi. Ti më fute thikën pas shpine. Më shkatërrove rininë, më shkatërroi jetën zoti Ardit.
Kjo shfaqje e shëmtuar është vënë në skenë, ndërkohë që këto dit është kryer një krim i tmerrshëm ndaj një gruaje, e cila është vrarë në Fier nga i dashuri i vet.
vazhdojne telenovelat made in Turkye: ”………Kudret pervec gruas Amine,shkerdhente edhe motren Aishe……….”
[vazhdon ne serialin e neserm,ne te njeten ore,TOPE CHANELLI SEHIR]
televizione qe mbahen me telenovela turke dhe indiane, emisione pervertitesh alla arjan cani dhe bingo leshi….. ca te presesh me! zonja eni kesaj here pershendet shqiptaret ne antarktide!
car kombi rrac arjane ! pse ore ,kta do bejn shoqeri demokratike te emancipuar te zhvilluar te ndershme dhe paqsore a?
kta jan neandertal te sapodal prej shpellash prehistorike.#
me pat then dikur dikush me urtesi. se shqiptaret jan komb I degjeneru.
shikojini vet !
pthu. rrac e keqe !
Pse cfare doni ju akoma?
Mos doni gra e vajza qe shkojne ne pune ne oren 7.00 me bici8kleta dhe kazma e lopata?
Po TV si i doni ju,qe te japin vetem filma me partizane dhe punimet ne hekurudha,hidrocentrale etj?
Nuk ka me komunizem!
Tani del burri dhe i thote gruas se je martuar 4 here dhe se kur te pjellesh femijen tjeter ,per ta vertetiuar se me cilin e ke e nxjerr ADN-ja!
Ka lezet shpirti,qe familja ka marre fund dhe cdo njeri ben qejfin e vet njelloj si….kafshet!
Ja kjo eshte demokracia,qe ju komunistet nuk e doni!
Sot vjen vajza ne shtepi pas mezit te nates dhe mjaftohet vetem qe : “Ishte ne ditelindjen e shoqes”!
Liri,njerez,liri pa kufi!
Boll me me aksione,pune vullnetare,mesim pune,kalitje revolucionare etj!
Puna eshte per budallenjte,ndersa qejfi per te mencurit!
Po pse merzitesh ti, le te vertiten ne llum keto shtazat ne vorbullen e tyre te qirjeve dhe zirjeve. Madje le te marrin edhe kredi per te mbijetuar, c’rendesi ka? Mjafton qe ne si kapitalist te pasurohemi nga keta budallej qe qihen e zihen mes njeri tjetrit hahahaha.
Mahmudeja! Bravo! Ke thene ca te verteta.Ja thua,por kujt ja thua.Sot nuk ka me familje,nuk ka me dinjitet,edukate.por nje shthurje dhe degjenerim i papare ndonjehere ne historine e popoullit shqipetare.Por nuk eshte per t’u habitur,se,kete gje e ka ne gjirirn e vete sistemi kapitalist.Ai nuk ka jete pa shthurje,degjenerim dhe luftra te pergjaksheme.
?
Niveli zeroooo…diten e diele na sherbehet emisioni i drejtuar nga Gjebrea: “Kush shkepi kë… dhe pse vallë?!”
Cfare vlere edukative ka postimi i ketij lajmi????????? A e dine gazetarucet e Tema-s??
kopje e nje emisjoni idiot ne USA jerry springer
Pse valle i ben Ditka keto gjera bashke me transin Eni ? Ata te dy jane gjakpiresa. Enin e kam pasur mesuese ne fakultet. Vinte dy here ne shkolle gjate gjithe vitit. Ne fillim te shkolles bente prezantimin dhe ne fynd te vitit shkollor kur merte zarfin.
Dikur edukimin e bente partia,shoqeria,fronti,ndermarja…Tani nuk ka me te njejtat dhe media mundohet qe te paraqes disa raste tipike ne televizion,qe pa tjeter ndihmojne per frenimin e degjenerimit total,per shkatrrimin me themel te familjes…! Kush e kupton drejt duhet te falnderoj TV dhe pse jo edhe Eni Cobanin qe mundohet qe me disa raste tipike te ndihmoje nje popull qe nuk njeh ligjet!….Deri sot une kam ndjekur te gjitha seancat “Shihemi ne Gjyq” dhe nuk kam pare asnje seance qe te them eshte e sajuar,se nuk duhet te jepet,se eshte mashtrim,…! Cdo seance ndihmon nje grup shoqeror per te mos rene ne gabime,ndihmon qe gjerat te behen me mend ne koke dhe brenda ligjeve,qe mos te jene shkresat si shkresa bakalli qe te ndihmohet shoqeria ..dhe te mos behet me tej viktime sic eshte bere ,ku mendohet se jane 450.000 dosje te pa mbyllura ne nje shtet me 2.5 milion njerez!!!