Ky është momenti kur një kamion rrëzohet në një xhungël në Indi, pasi ura mbi të cilën po kalonte, është shembur.
Nga incidenti, ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit.
Ai ishte duke kaluar mbi një urë druri në mes të xhunglës dhe, pikërisht kur i mbetej një pjesë fare e vogël e urës për të përshkuar, ajo është shembur.