Trump në gjyq, Putin dëshimtar. “SNL,” të pamëshirshëm me presidentin amerikan

12 Shkurt 2017, 21:44Sociale TEMA

Pezullimi i urdhërit ekzekutiv të Donald Trump për udhëtimin e muslimanëve ën SHBA, duket se e ka nervozuar së tepërmi presidentin amerikan.

Por, çfarë i mbetet të bëjë nëse ai dëshiron që ta kalojë sërish urdhërin?

Këtë herë, presidenti është paraqitur në “Gjykatën e Popullit,” ndonëse fjala është për një satirë nga ana e programit komik, “Saturday Night Live.”

Dhe, për të mbështetur pretendimet e tij, Trump vendos të sjellë në gjykatë një dëshmitar karakteri. Është fjala për një person, karakteri i të cilit duhet të jetë krejt i papërlyer për të dëshmuar dhe ky, sigurisht për presidentin amerikan, është Vladimir Putin. Njeriu, që siç edhe vetë Trump thotë, e njeh atë më mirë se kushdo tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje