Kreditë për strehim, Bashkia e Tiranës do japë 1 milion dollarë

11 Shkurt 2017, 20:04Sociale TEMA

Pas 4 vitesh bllokim, Bashkia e Tiranës do të shpenzojë 1 milion dollarë për kreditë e buta, që do të shpërndahen pranverën e këtij viti.

Bëhet fjalë për të parën nga 61 bashkitë që do ta implementojë projektin për zbutjen e kredive, që për herë të parë është kompetencë e pushtetit lokal e jo më e atij qëndror.

“Do ta bëjmë me një sistem pikëzimi, ku pikët variojnë nga aftësia që ke për të paguar, nga nevoja për të zbutur kredinë, deri tek numri i fëmijëve që ke.

Do të marrim indeksin e INSTAT dhe do ta azhornojmë”, sqaron kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur për Top Channel.

Por, sipas Veliajt, ky nuk është një investim që ndihmon vetëm familjet në nevojë.

Ne kemi kalkuluar që për 1 milion dollarë që bashkia investon në këtë skemë, bankat çlirojnë 40-50 milionë dollarë. Të hedhim 40 ose 50 milionë dollarë në ekonominë e Tiranës në vitin 2017 është sa dy herë gjithë investimet publike të bashkisë të marra së bashku”, nënvizon Veliaj.

Kreditë e buta janë vetëm një nga alternativat e strehimit që ofron Bashkia e Tiranës.

Për disa kategori ka mundësi të tjera.

Ne kemi një ofertë sociale të strehimit që varion nga ata që s’kanë asnjë të ardhur e që janë në situatë rruge, për të cilët kemi qendrat tona të emergjencës, si qendra në Tufinë që është një pikë strehimi afatgjatë, nga 1 deri në 2 vjet. Ndërkohë, për një kategori që është më lartë në nivel ekonomik kemi atë alternativë që njihet si “bonusi i qerasë”. Nuk ia paguajmë të gjithën, por ia komplementojmë me një kuotë të caktuar”, thotë Veliaj.

Kategoritë prioritare janë veçanërisht familjet e reja dhe me fëmijë, ndërsa në total do të përfitojnë 1 mijë deri në 2.500 familje.

Sistemi do të zbatohet rigorozisht dhe abuzuesit do të ndiqen penalisht.

1 komente në “Kreditë për strehim, Bashkia e Tiranës do japë 1 milion dollarë”

  1. Loni says:

    Patjetër, e gjithë Shqipëria punon për Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje