I afërmi i një pacienti në një spital në provincën Hubei në Kinë, ka rrëmbyer një nga mjekët nën kërcënimin e armës, kur nisi të dyshonte se famlijarin e tij nuk po e kuronin siç duhej.
Në një video të filmuar nga një kamera sigurie, shihet momenti kur ai është i rrethuar nga disa oficerë policie, të cilët nuk arrijnë të ndërhyjnë, pasi ai është duke e mbajtur mjekun nën kërcënimin e pistoletës.
Megjithatë, gjërat kanë marrë një rrjedhë krejt tjetër, kur ai është kujtuar të kërkojë…një gotë ujë, pikërisht kur tensionet kishin arritur kulmin.
Atë çast, një oficere policie e veshur si infermiere afrohet dhe i zgjat gotën e ujit, ndërsa ka mjaftuar ky shpërqëndrim, që mjeku të arrijë të largohet, ndërsa policja qëllon personin e armatosur, duke e vrarë në vend.
As gjarpri nuk te ngacmon kur pi uje…