VIDEO/ Gruaja më e shëndoshë në botë, transportohet me vinç drejt spitalit

12 Shkurt 2017, 09:00Sociale TEMA

Një 36-vjeçare egjiptiane, e quajtur Eman Ahmed, e cilësuar edhe si gruaja më e shëndoshë në botë, ka mbërritur në Mumbai, Indi, për një ndërhyrje kirurgjikale.

Për transportimin e gruas, e cila peshon 500 kg, u nevojit ndihma e një vinçi, policisë dhe zjarrfikësve.

Ajo ka mbërritur në Indi me një avion Airbus 300-600 të modifkuar, bashkë me motrën e saj, nëpërmjet portës 5, që në fakt është seksioni i transportimit të mallrave në aeorportin e Mumbait.

Ndërkohë, mjekët thanë se u deshën pesë orë që kamioni, ku ishte vendosur shtrati i përshtatur për Ahmed, të mbërrinte në spital.

Të pranishëm, ndërsa ajo transportohej me vinç në katin e parë të spitalit, kanë disa zyrtarë të lartë egjiptianë, përfshi edhe konsullin Ahmed Khalil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje